Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

KRIZË
————————
Ky gusht, e ka marrë mëri të jeshiltën e gjetheve
U bë ditë që uji në rubinetë mungon
Degët e luleve, si në kohë të etheve
Nga pesha e kokrrave shega rënkon.
Me gojë të shqyera kokrrat e fikut
Si ugar i çarë që pak ujë kërkon
Burimi rrëzë kodrës që rrethon ndërtesat
Si djalë në vakt joshet e flirton.
Tubat shfryjnë ajër si trenat me avull
E s’ka perëndi që i qeton
Sahati i ujit hileqar i madh
Rrotullohet me ajër dhe shifra shënon.
Trëndafili në kopsht e ka kuptuar krizën
Dhimbshëm shkul petalet e n’tokë i lëshon
Më hakërrehet mua, qënies njerëzore
Që zoti m’bëri gojë, po goja zë s’lëshon.
Një dallëndyshe jep e merr me të vegjëlit e saj
Tek foleja e vjetër në ballkon
Merr ca pika uji te ena mbi parvaz
Dhe në sqepat e etur ua mëkon.
Ky gusht i thatë, i thatë e i zjarrtë
Pamëshirshëm me gjallesat dylufton…
Kodra pas ndërtesave, qesëndis të gjallët
Dhe ujin damarëve gurgullon
/QendraPress/