Licensohen edhe 9 laboratore private për kryerjen e testeve për COVID-19

0

           Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.


Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.

Më herët, ministria e Shëndetësisë kishte licensuar edhe 29 laboratore tjera.

Të njëjtat do të monitorohen në vazhdimësi nga MSH dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me dallaveret e mundshme me çmime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *