Kryetari Afrim Tejeci nga  Oda N Z,të Prizrenit pohon :synojnë përmirësimin e kushteve për zejtarët dhe forcimin e bashkëpunimeve me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë.

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve në Prizren ka përmbyllur vitin 2024 me një gamë të gjerë aktivitetesh, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve për zejtarët dhe forcimin e bashkëpunimeve me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë.Kryetari Afrim Tejeci, tregon se ky ka qenë një vit i suksesshëm, me një numër të konsiderueshëm iniciativash që kanë përfshirë sektorin zejtarisë.“Ky ka qenë një vit i mbushur me aktivitete të shumta dhe bashkëpunime të rëndësishme, ku kemi forcuar lidhjet me partnerët, si Oda e Zejtarëve të Koblenzit dhe institucionet qendrore e lokale”, shprehet Tejeci.Ai gjithashtu e vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve për miratimin e Ligjit të ri për Zejtarinë, i cili ka për qëllim përmirësimin e kushteve për bizneset zejtarë dhe krijimin e një ODE Nacionale Zejtare.“Një sfidë e madhe mbetet mungesa e punëtorëve të kualifikuar, ndaj kemi vendosur edukimin profesional si prioritet”.Oda e Prizrenit ka bashkëpunuar ngushtë me shkolla profesionale dhe ka ofruar mundësi trajnimi, si dhe ka mundësuar praktika profesionale për nxënësit në Gjermani.Gjithashtu, përmes partneriteteve ndërkombëtare, Oda e Prizrenit ka organizuar panaire dhe ekspozita, duke mbështetur bizneset zejtarë në promovimin dhe ekspozimin e produkteve të tyre.“Një tjetër arritje e rëndësishme ishte fuqizimi i Departamentit të Gruas, që ka trefishuar numrin e anëtarëve dhe ka mbështetur gratë në aspektin ekonomik. Po ashtu, Departamenti i Rinisë ka organizuar seminare dhe trajnime për të rinjtë”, u shpreh  Tejeci.Në bashkëpunim me KIESA, Oda e Prizrenit ka mundësuar gjithashtu grante dhe mundësi pjesëmarrjeje në panaire për bizneset zejtarë.“Një nga projektet më të suksesshme të vitit ishte iniciativa gjashtëvjeçare me Sequa dhe Handwerkskammer, përmes së cilës 9 biznese anëtare përfituan mbështetje në formën e faqeve interneti, videoklipeve dhe materialeve promovuese”.Përmbyllja e vitit 2024 ka sjellë një rritje të numrit të anëtarëve dhe krijimin e një zyre të re në Tiranë, si pjesë e zgjerimit të aktivitetit të Odës sw Prizrenit./www.QendraPress.com/