Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI
Mes prushit me jetëvdekjen
—————————————————
Sa shumë acar ke futur në damarët e mi
Kur mes prushit përpëlitem me jetëvdekjen
E Besën si amanet dua ta përcjellë tek
Dimali,nipi im, që për moshën e tij të parapjekur
Mi kujton visaret e popullit, që mi thonin të parët e mi.
Sa shumë zjarr kam brenda shpirtit
Kur kujtojë ,ata që ranë ,për të mos vdekur kurrë
E ikjen e zogjve si pikëllim po e ndjej në këtë zjarmi!
Që s’po di a është grip, apo ndonjë mortajë kohe?
I kujtojë miqtë;Gëzimin, Skenderin e Qerimin…..
Si zëra që buçasim për atdhe, edhe për më shumë liri.
Kur dimri frynë mall e kaq shumë trishtim ….
E si ta ruajmë kujtimin, e ta rikujtomë atdhedashurinë?!
/www.qendrapress.com/