Arrestohet personi i kërkuar , dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite (3) burgim
.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtar policor nga Stacioni Policor Prizren , në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore.
Me 17.01.2025,rreth orës 04:10 min në Prizren është arrestuar i kërkuari R.XH 22 vjeçar,ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Tentim vrasje”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tre vite (3) burgim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave,njofton zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren,Vesel Gashi.