Gjendet një trup i pajetë nga Grejkoci i Therandës

Zëdhënësi i policisë  Rjonale në Prizren  togeri  Shaqir Bytyçi i cili  njofton  se  me datën 20.01.2025 , rreth orës 10:30 nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë, policia ka marr informatën se në rrugën “Përparimi” në Fshatin Grejkovc është gjet një person pa shenja jetë. Viktima është Mashkull I lindur në vitin 1954 nga fshati Grejkovc, Suharekë. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Nga deklarata familjarëve dhe mjekëve kujdestar besohet se viktima ka pas vdekje natyrale, ngase nuk ka pas shenja dhune dhe ka vuajtur nga disa sëmundje kronike.