Vlerat e UÇK-së u devalvuan – Shkruan:Liman Asllani kryetar I Klubit te Afaristëve të Prizrenit

0

Me ligjin që po synohet të miratohet lidhur me mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së vështirë se mund të arrihet qëllimi. Kjo për arsye se devalvmi erdhi nga fryerja e numrti të veteranëve. Andaj, së pari do të duhet të bëhet pezullimi i shpalljeve të veteranëve. Mjetet financiare që po paguhen duhet të vazhdoinë të derdhhin në një fond të veçant.

Ligji për veteranët  duhet të ndryshoi dhe duhet ti njohë vetëm tri kategori:

E para, Vetaran të UÇK,së, ata që ishin me armë në dorë deri me 12.06.1999;

E dyta, Ushtarë të UÇK-së, ata që për çfardo arsye u larguan nga radhët e UÇK-së; dhe

E treta, të gjithë ata që në çfardo mënyre e mbështeten, përkrahen, ndihmuan, financiuan etj . cilën do strukturë të UÇK-së.

   Invalidët dhe  dëshmorët e luftës së UÇK-së krahas kategorisë së parë duhet të vazhdojnë të gëzojnë të drejta e burime shtesë (kuptohet familjarët e dëshmorëve).

     Pas kategorizimit të ri duhet edhe një herë të kontrollohet i gjithë dokumentacioni dhe të ri kategorizohen të gjithë ata që kanë aplikuar për status.

       Pas këtij kategorizimi të merret vendim që kategoria e parë të gëzojë të drejtën e pensionit të veteranit dhe benificionet e parapara me ligj. Kjo kategori duhet të lejohet edhe të ketë të drejtë punësimi të rregulltë e mos të pengohet.

   Kategoria e dytë të gëzon të drejtë e 50 % të pensionit dhe benificione të parapara me ligj dhe poashtu ka të drejtë pune.

     Kategoria e tretë nuk do të merrë pension ,por mund të gëzojë benificione të caktuara me ligj.

       Derisa kjo çështje të rregullohet me ligj në Fondin ku kanë vazhduar të derdhen mjetet që nuk ju paguan veteranëve, do të kemi mbi 100 milion euro, Këto para do të u jepen me procedurë ligjore të rinjëve që do të aplikojnë me priojekte për biznes , në formë të huazimit. Kjo do të ndikoi që ata mos të shpërngulen por të mobilizohen e ta duan Kosovën.

 Në anën tjetër do të vazhdohet me pensione të veteranëve në vlerë prej 350 euro respektivisht 175 euro për kategorinë e dytë.

       Kësisoji do të krijohen parakushte reale për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së që do të përcillej me miratimin e Ligjit të cilin do ta hartonin veteranët e vërtetë që tani për momentin janë spostu e nuk ;po shihen nga ata që marrin pa të drejtë mjete nga buxheti dhe shtyhen në rend të parë” nga zhvatësit./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *