Të martën, më 11 shkurt 2025, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të jetë e bllokuar rruga ‘’Saraçët’.
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/476389382_1025188932974094_3162155731267120656_n-1024x440.jpg)
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌
Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët se të martën, më 11 shkurt 2025, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të jetë e bllokuar rruga ‘’Saraçët’’, prej Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.
Bllokimi i rrugës do të bëhet për shkak të largimit të kabllove të pa nevojshme të internetit (kabllot që nuk janë funksionale), të cilat po shkaktojnë ngarkesë të tepërt në shtyllat elektrike dhe si pasojë po deformohen, ku, gjithashtu do të vendoset ndriçimi “Smart” në këtë rrugë.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj gjatë këtij procesi.
Faleminderit paraprakisht!