Qeveria Totaj, me përkushtim të palodhur punon për rivitalizimin rrugëve te vjetra, edhe Zymit do të ia kthej dinjitetin

Përkushtimi i palodhur i qeverisë lokale në Prizren me kryetarin Shaqir Totaj dhe drejtorin po kështu të palodhur Çelë Lamaj, në mesin e qindra projekteve të realizuara, tashmë kanë filluar edhe rivitalizimin e një rrugë lidhëse e cila do to lidhur fshatrat e Hasit të komunës së Prizrenit, qe nga Planeja në Zym, Karashëngjergj, Lugishtë e Hasit, Dedaj, Kushnin , rrugën andaj ka ka ecur e veprmtari , e madhi Shtjefën Gjeçovi, Kjo rrugë padyshim se kë një rëndësi prioritare për të gjitha këto fshatra, Sepse edhe njëherë po ia rikthen identitetin Zymit, atij fshati dhe djepi të traditës kombëtare e po kështu po e funksionalizon edhe vetë Hasin. Këtë banorë secili të thuash veç e veç kanë fjalë miradije për qeverinë Totaj. Ne lidhur me këtë rrugë kemi bashkëbiseduar me profesor Hil Prenkpalaj, nga Zymi i cili për’’QendraPress’’ pohon se.

‘’Me iniciativën e Qeverisë komunale të Prizrenit, muaj më parë ka filluar rivitalizimi i disa rrugëve nëpër disa lokalitete në regjionin e Hasit. Meqenëse, në një të kaluar të largët, fshati Zym ishte qendër komunale në të cilën gravitonte Hasi i Prizrenit, lindi ideja që të rindërtohen rrugët e kësaj bote. Ndër vite, disa nga mësimdhënësit nga Zymi udhëtonin drejtë fshatit Gjonaj, për të mësuar nxënësit, brez pas brezi. Me themelimin e shkollës së mesme në Zym, nxënësit pothuajse nga e gjithë treva e Hasit vinin për t’u shkolluar në Zym .Ishin ato lëvizje të përmbushura, si për mësimdhënie, ashtu edhe për nxënien e diturisë .Dhe ndër vite ato rrugë simbolizuan luftën dhe dëshirën e popullit tonë për të dal nga errësira dhe trashëgimia e brishtë shekullore Dhe në këtë drejtim rindërtimi i rrugës Gjonaj – Zym, simbolizon të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen tonë. Shumë nga djemtë dhe vajzat Hasjane, nëpër shi dhe dëborë erdhën e shkolluan në Zymin dhe shkollat e asaj kohe dhe shumica nga ta i vunë themelet e një shoqërie më të avancuar siç ishte dikur. Përmes atyre rrugëve, në pikën e dimrit që në mëngjes vinin nxënësit e lodhur, të lagur, të bërë qull nga shiu e bora. Disave që në orën e parë ua mundësonin që sadopak të ternin çorapet dhe t’i ngrohnin këmbët e njoma. Këto rrugë dhe këto lëvizje, thellë në zemrën e çdo Hasjani lanë gjurmë të thella në zemrat e njerëzve të asaj kohe. Dhe sot, çdo aktivitet në ringjalljen dhe rivitalizimin e rrugëve që përshkuan dëshirën e të rinjtëve, nder dekada, simbolizojnë diçka shumë më të fuqishme se sa vetë rregullimi i rrugëve. Iniciativa e qeverisë komunale dhe e kryetarit Totaj për të lidh lidhur Hasin përmes investimeve në infrastrukturën rrugore është për t’u admiruar Dhe për Hasin tonë dhe jo vetëm Hasin, janë rrugët të cilat në simbolikën e tyre ruajnë historinë dhe krenarinë e të kaluarës sonë përplot, jo vetëm sakrifica, por edhe shpresat për një jete më të mirë Një ndër rrugët që simbolizojnë çdo segment të jetës sonë është rruga Gjonaj- Zym e cila nder dekada, atje mbi shtëpitë e banorëve të Gjonajëve, shpinte në qendër të Zymit, qendrën komunale. Qendër të djepit të kulturës dhe traditës hasjane dhe Shqiptare’’.


Kurse edhe banorë të fshatrave tjera për qeverinë Totaj nuk kursyen lëvdatat. Kurse me këtë rast disa nga banorët e Karashëëngjergjit pohuan se falë qeverisë Totaj besoni ne u ringjallëm ,sepse patëm mbetur në pluhurin e harresës thanë ata. /QendraPress.com/