Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mimoza HALILI

KORTIZONI I GJETHEVE
————————————-
Ndërrohen
Gjethet si modë në vjeshtën e artë
Zverdhen
Ngjyrat zhveshur petkat e stinës.
Epiloge
Në melankoli ndonjëherë e paqartë
Stimulon
Ndodhitë që nxit fizarmonikën e ditës.
Përputh
Komplet dialogun me vetveten
Karshi
Bie gjethja e njomë në pellgun lavash
Dhe sa fryn
Era mozaik figure currilin rrëkëllen
Si centro
Qëndisur me bizë e kopjon tirazh.
Paraprakisht
Inxhizoj variacionet e notës
Vibrimet e
Shpirtit zbërthen pa kodë mbi mua,
Më deh
Kortizoni i gjetheve adhtima e sqotës
Zhdërvillet
Në lëkurë e këtë ndryshim e dua.
I dua ditët
E vjeshtës emblemën e çuditshme
Intime
Xhelozon,imiton peripecin e përbashkët
Si lexuese
Adhuron,miraton tingujt e përditshme
Më hedh
Boloronë kadife supit të lagësht.
Si orbitë
Vjeshta përshkon të njëjtin diapazon
E para mike
Që më thotë,- gëzuar ditëlindjen!
Më mbush
Gotën me vermut përzier pika kortizonë
Qaj e qesh
Kur kujtoj nënën dhe vendlindjen.
Aaa,- shtoj
Përpak se ndoshta kam harruar
Me flugerin
Adjutant pronotoj biletën për në Atdhe.
Surprizë
E bukur pas tridhjetë e dy vjet mërguar
Ditëlindjen
Festoj me nënën e yjet zbresin përdhe.
Gëzon
Nënokja ngre gotën mes sofrës shtruar
Flokëbardha ime,
Më përgëzon e puth me mall.
Fluturza ime,
-thotë,- 100 pranvera festosh gëzuar!
E unë shihja
Vitet e mërguara ceremoni në ballë.
Ja,një arsye
Më shumë pse e dua vjeshtën.
Ndërrimi i
Gjetheve rikthehet me mallëngjim tjetër
Oh,si më pret
Nëna te pragu,si lulja bletën
Në udhëtim
Numëroj kthesat,tabelat në çdo kilometër.
/QendraPress.com/