Nesër, përkujtohet 26 Vjetori i rënies së Dëshmorit Halil Gashi nga Landovica.

Data e 2 Majit është një ngjarje e madhe jo vetëm për familjen Gashi nga Landovica e Prizrenit, por për gjithë Kosovën, pasi 26 vite më parë, ra dëshmorë në përgatitje ushtarake në ‘’Mollëza’’ të Burrelit, ku ishte pjese e UÇK-së, i riu që ishte atdhetar i dëshmuar Halil Gashi. Dëshmori Halil Gashi ka përmendoren e tij në qytetin e Burrelit, dhe përkujtohet çdo 2 Maj nga familjarë e bashkëluftëtarë të tij. U bënë 24 vite nga rënia e këtij dëshmori, duke ju bashkëngjit shumë bashkëluftetarve në Landovicë, Halil Gashi herët ishte kyqur në UÇK

Me fillimin e luftës dhe pas rënies së dëshmorit të parë Përparim Thaçit, në mesin se shumë ushtarëve ishte Halili ,njëri ndër ata që filloi bartjen e armatimit nga Shqipëria pastaj në angazhimet që i caktonin duke i pritur e përcjellë grupet e ushtarëve për ne Shqipëri e anasjelltas , Halili pas betejës së 26 marsit në Landovicë detyrohet që ti bartë te plagosurit, por edhe ti largojë familjet nga fshati ku mbeten mbi 18 civil të vrarë nga granatimet, por edhe ekzekutimet në fshat,nga aty kalon në Shqipëri ku angazhohet ne Brigadën 128 ,gjatë ushtrimeve të tija si një ushtar i dalluar bie për të mos vdekur kurrë, Halili ishte dhe mbetet një nga figurat e lavdishme të UÇK-së./QendraPress/