Presidentët; Rugova e Hashim Thaçi janë historia e paqes dhe pavarësisë,zërat tjerë nuk e prishin imazhin e as madhështinë e kësaj lirie Shkruan;Agim LUSHAJ

Dje, në Kosovë u shënua Dita e Presidentit, ditë që nderon figurën e presidentit të parë, dr. Ibrahim Rugova – simbol i rezistencës paqësore . Presidentja Vjosa Osmani përkujtoi Presidentin e parë të Kosovës Dr Ibrahim Rugovën duke thënë’’ Sot, në Kosovë, shënohet Dita e Presidentit një ditë që përkujton figurën e dr. Ibrahim Rugovës. Presidentit të parë të Kosovës, simbolit të rezistencës paqësore dhe të dinjitetit shtetformues. Ai që vdiq me nder, me vizion, dhe me fjalën si armën më të fortë në mbrojtje të vendit që e deshi pa kushte.’’ Pohon presidentja. Por sipas radhës Presidentja u deshtë të flas e e urojë edhe Fatmir Sejdiun, dhe presidentin që Kosovës ia solli lirinë përmes grykës së pushkës dhe bashkëpunimit me NATO-n i cili padrejtësisht sot ,gjendet në Hagë Hashim Thaçi. Rugova e Thaçi janë dy figurat me te rëndësishme të kësaj republike. Kur po shembej komunizmi në Evropën Lindore e bashkë me të edhe Jugosllavia, Ibrahim Rugova popullin shqiptar në Kosovë dhe e çoi drejt Perëndimit. Kur po ndërrohej mijëvjeçari morri guximin Hashim Thaci dhe UÇK-ja. Ta shpëtojnë këtë republikë dhe popullin kosovarë duke ia sjellë lirë .E pastaj procesit të çlirimit te Kosovës dhe pavarësisë se saj i dhanë energji dhe impulse te reja. Pa këta dy historia e Kosovës do te ishte ndryshe. Por, këtë imazh të lavdisë së festës së Presidentit për fat të keq u mundua ta prish familja e Haki Imerit. Por, kjo tani duhet të rikujtojë kohën vetëm para 8 vitesh presidenti Hashim Thaçi bënë homazhe dhe pohon’’Hakiu ishte aktiv edhe në lëvizjen popullore të pajtimit të gjaqeve. Kurse, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hakiu dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes Imeri, i ishin bashkuar luftës për liri dhe çlirim.’’Mirëpo këtë mirësi për fat të keq familja e Haki Imerit po e përbaltë këtë mirësi të ish Presidentit Thaçi. Por është koha e ligjeve tani e jo e këso farë bajraktarësh, që për interesa të ndryshme të mos bëjnë pazare me gjakun e të rënëve, Asnjë pikë gjaku të mos keqpërdoret, tani pas lufte , por të mundohemi ta bëjmë secilën pikë gjaku gur të pavarësisë. Këto deklarata që mundohen luftës ti japin dimensione tjera nuk duhet të kën vend më . Është koha ta ndërtojmë Kosovën e ja ta ndajmë kaq padrejtësisht për ndo një interes të ngushte personal./QendraPress/