Është për të ardhur keq për nivelin e devalvimit dhe mohimin e rezistencës UÇK-së nga përfaqsuesit e popullit
Prof.Mustafë Kadriaj ekonomist, për mosvotimin e ligjit për vlerat e luftës së UÇK -së në Parlamentin e Kosovës pohon .-“Është për të ardhur keq për nivelin e devalvimit dhe mohimin e rezistencës UÇK-së nga përfaqsuesit e popullit ku mund të ju kujtojm që para 20 viteve falë rezistencës së UÇK-së sot, këta deputetë gëzojnë këto pozita dhe realizojnë ëndërrat, derisa në anën tjetër ka shumë ish pjestarë të UÇK-së janë rënê në emër të lirisë e një pjesë e madhe janë invalid .
Ndërsa veteranët përveq pagave sociale dhe nënqmuese duke jetuar në kushte aspak dinjitoze që si rezultat i këtyre kushteve shumë ish ushtarë të UÇK-së diagnostifikohen me sëmundje duke ju marrur edhe jetën.
Pra këta përfaqsues të popullit i japin vetës të “drejt” mos me votuar ligjin për vlerat e luftës, por nëse nuk iu bënë dora për të ngritur për vlerat e UÇK-së lind pytja kush janë vlerat e tyre dhe për cilat vlera do ngrisin dorën.
Është absurditet që të mohojnë një rezistencë që ngriti ndërgjegjien e shteteve demokratike për të përkrahur luftën e drejt çlirimtare.
Jam i vetëdijshëm që ambasadat e huaja, i kanë rezervat, por është e pakuptueshme që përfaqësuesit e popullit të mohojnë luftën e UÇK-së, që për fat të keq ky vlerësim i tyre i jep nje argument Serbisë për kontestimin e luftës së UÇK-së.
Ndoshta jam ndër ata që më së paku kamë të drejt të flas për vlerat e UÇK-së por kam obligim te ngrisë zërin për faktin që falë luftës së UÇK-së ,sot gëzoi lirinë, rriti fëmijët dhe edukohen në liri dhe mbi këtë fakt do ngrisë zërin në përkrahje të rezistencës dhe vlerave tē UÇK-së./qendrapress.com/