Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të këtij viti 

   Në mjediset e  hotel ‘’Theranda ‘’ mbrëmë është  mbajtur mbledhje solemne ku është  zyrtarizuar  kandidatura e  Besnik Krasniqit  kandidatë për  kryetar   të komunë së  Prizrenit  nga  AAK-ja. Fillimisht  këtë  e ka paraqitur  zyrtari i lartë i degës së  AAK-së në Prizren Edmond Hoxha i cili ka folur  për figurën e  këtij kandidati . Jam jashtëzakonisht krenar që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i ofron qytetit tonë një kandidat të jashtëzakonshëm – një lider me përvojë, vizion dhe përkushtim të palëkundur ndaj Prizrenit dhe qytetarëve të tij tha  Hoxha Për kandidatin Besnik Krasniqi pastaj kanë  folur edhe  Bali Muharremi kryetar aktual i Therandës  si dhe Smajl Latifi kryetar aktual i komunës së  Rahovecit, të cilët kanë  folur për  veprimtarinë dhe  vizionin e  Besnikut.

Kurse  edhe  lideri i AAK-së  Ramush Haradinaj  me këtë rast  ka folur  për figurën e kandidatit Besnik Krasniqi’’“Besniku është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka theksuar se Prizreni ka nevojë për një udhëheqje të re, me vizion dhe përgjegjësi, duke shtuar se Krasniqi përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e këtij qyteti.

Derisa  mbrëmë kësaj dege  iu bashkëngjiten edhe  Zonja Nazife Kokollari, Asambliste e komunës së  Prizrenit që  deri dje ishte  në LVV. Bajram Gashi, veprimtar, ish i burgosur politik. Agron Telaku, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare .Agim Leka, veprimtar dhe luftëtar .Suada Hallaqi, biznesmene, aktiviste e të drejtave të gruas dhe e avancimit të pozitës së saj në shoqëri. Së  fundi  ka falënderuar kandidati Besnik Krasniqi duke  premtuar se  do të jetë  edhe më i përkushtuar  në angazhim Sot, është  në një ditë të veçantë dhe me përgjegjësi e madhe, në praninë e Kryetarit Ramush Haradinaj, mora besimin e Këshillit Drejtues si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit. Ky është një moment i veçantë për mua, por edhe një hap i rëndësishëm për të gjithë ne që besojmë në një Prizren të zhvillimit, të dinjitetit dhe të punës së ndershme.tha ai.