Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar mbi 300 projekte madhore, brenda tri vitesh pohon drejtori Lamaj.

Njëra nga drejtoritë që i ka dhënë pamje ndryshe Prizrenit dhe e ka bërë kështu si është kryetari Totaj në takim me qytetarë tha është pikërisht drejtori Çelë Lamaj. drejtor i Shërbimeve Publike me të cilin kemi bashkëbiseduar sot, për projektet e realizuara si dhe prioritet që i ka kjo drejtori. Ai në mesin e shumë projekteve të realizuar ka vequar sheshin ‘’Shadërvan’’, rrënimin e shtëpisë pengesë në ‘’Transit,’’ lirimin e hapësirës tek rrethi i’’ Bazhdarhanës’’ dhe disa të tjera, Ai tha se janë realizuar jo më pak se 300 projekte madhore për tri vite punë, Kurse po të numërohen edhe projekte më të vogla atëherë kalojmë në numra katër shifror, që është bërë realizmi i projekteve tona tha për Rtv ‘’Besa’’. Sa i përket planifikimeve ai veçoi teleferikun për kala të qytetit, ndërtesën e komunës që do të jetë tek hapësira aktuale që ,është e lirë përball, Qendrës Sportive në ‘’Bazhdarhane’, pastaj ndërrimin e lokacioni të ‘’ Eko-Regjionit’’ e ku pritet aty të ketë edhe parkingje të reja nëntokësore si rregullimin e plotë të Stacionit të autobusëve bashkë me parkingjet nëntokësore që priten atje të ndërtohen.
Mirëpo, ai pohon se stafi aktual që ka kjo drejtori është i ngarkuar shumë, dhe shpesh ata edhe në kohë dreke janë ne vende puna apo edhe pas orarit janë në terren.
Kjo drejtori pohoi ai me përkushtimin maksimal do të jete në shërbim të qytetarëve dhe nuk do të ndalojnë në realizimin e projekteve sa më të mira për prizrenasit.