Ka ndërruar jetë profesoresha e muzikës Nexhibe Bukoshi Elezi,emër i nderuar i kulturës në  Prizren  

    Pas një sëmundje  sot, ka ndërruar jetë  profesoresha e muzikës Nexhibe Bukoshi Elezi, një emër i çmuar dhe i nderuar i kulturës në  Prizren. Ku për shumë  dekada  ishte mësuese muzike në  Shkollën e Muzikës në Prizren . Ajo ishte rritur në frymë atdhedashurie  sepse ishte motër e Hisen Bukoshit, një atdhetari  të përndjekur politik  dhe motra e ish  Kryeministrit në ekzil Bujar  Bukoshi. Po kështu  ishte  martuar  me një personalitet që  i dha  shumë  kulturës  dhe historiografisë  kombëtare  Prof  Dr. Mejdi Elezi  tani i ndjerë. E  bija e sajë Profesoresha dhe pianistja  me famë ndërkombëtare  Lule Elezi, sot ka ndarë lajmin e për ikjen në amshim të Mësueses Nexhibe  Elezi,’’Sot, pushoi së rrahuri zemra e Nanës dhe engjëllit tonë mbrojtës gjatë gjithë jetës.
Nga sot, do të na mungoj aroma Nanës dhe mungesa e frymës së Saj, do të jetë gjithmonë e pranishme në zemrat tona.
Lamtumirë Nana jonë e dashur’’ shkruan ajo./QendraPress