NDAHET NGA JETA NËNEMADHJA -NËNË FETIJA, NJË NËNË TRIMËRESH OPOJANE – Shkruan:Mr. Enver BATIU
–
Nënë Fetija opojane, u rrit dhe u plak, duke rritur dhe edukuar fëmijët e saj dhe duke i shërbyer atdheut të vet. Ajo u lind më 1932 në fshatin Kuk të Opojës nga babai Haliti e ëma Shemsija bijë e familjes së njohur të shehajve të fshatit Blaç. Haliti dhe Shemsija sollën në jetë gjashtë fëmijë. Fetija ishte fëmija i tretë me rradhë pas vajzës Mazllamshit dhe djalit Atitit. Ajo që si fëmijë dhe vajzë re ishte shquar si vajzë punëtore dhe e mençur. Pa i mbushur 18 vjet e fejuan për Ilijaz Hasanin në fshatin Buzez. Me 19-të vjet u bë nuse e asaj familje në Buzez, duke u treguar e sjellshme dhe punëtore. Meqë vllezërit e burrit ishin ndarë, Iljazi dhe Fetija bëhen shtëpi më vete në fshatin Buzes duke sjellë në jetë gjatë fëmijë: Xhevatin, Hasanin, Nexhmijen, Emriun, Fetiun dhe Ylberin të gjithë me arsimim të lartë. Në vitin 1970 kjo familje shpërngulët në Prizren. Pasi i shoqi Iljazi pothuajse tërë jetën e kalon në kurbet, në Beograd dhe në Vjenë të Austrisë, ku edhe vdesë në vitin 1982, nënë Fetija gjatë gjithë kohës ishte marrë me edukimin e fëmijëve të saj. Duke qenë arsimdashëse ajo vazhdimisht i kishte motivuar fëmijet që të kryenin shkolla e mos ta kalonin jetën në kurbet si babai i tyre. Sa herë që fëmijët i kishin kryer klasat e shkollës fillore dhe të mesme ajo ishte gëzuar pa masë duke i motivuar ata që edhe më shumë të mësonin e përparonin.
Babë Iljazi nga gëzimi se fëmijët e tij po bënin edhe arsim të lartë universitar, po punonte pa ndërpre e vullnet si kurbetçar në Beograd e në Vjenë të Austrisë, që t`ua financonte djemve dhe vajzës së tij arsimimin e lartë, derisa një ditë me 10 shtator të vitit 1982 vdes papritmas në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë nga një infarkt në zemër, në një kohë kur më djali i tij i parë, Xhevati ishte bërë mjek dhe ishte punësuar si asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse djali i dytë Hasani ishte bërë ingjinier i Bujqësisë dhe kishte filluar punë në Kombinatin Bujqësor “Progres” në Prizren. Por, kur babë Iljazi vdiç në Vjenë, djali i tij Fetiu ishte i burgosur në burgun e Foqës, për shkak të pjesëmarrjes në demostratat e vitit 1981. Kështu, nënë Fetija përveçse ishte pikëlluar për vdekjen e të shoqit, ishte pikëlluar edhe për ndodhjen e djalit të saj në burgun e Foqës në Bosnje e Hercegovinë, i cili nuk do të ishte prezent me rastin e varrimit të të babait. Por, ajo si edhe shumë ngjarje të tjera jo të mira, e përballon edhe të vdekjen e të shoqit në vend të huaj, duke i motivuar edhe më tej djemtë dhe vajzën e saj për arritje edhe më të mëdha. Ajo në fillim të viteve të 80-ta e kishte vizituar djalin e saj disa herë me radhë në Foqë të Bosnjes. Polici kujdestar kishte kërkuar që ajo në dhomën e vizitave të fliste me djalin e saj në gjuhën serbe, por ajo i thotë policit në gjuhën shqipe se nuk e dinte serbishtën dhe se me djalin e saj do të fliste shqip, si dhe e kishte pyetur policin kujdestar a kishte ai nënë, si do ta ndiente vetën nëna e tij nëse ajo do ta vizitonte atë në burgun e Prizrenit duke e detyruar të fliste me të në gjuhën shqipe e jo në gjuhën boshnjake. Policit fjalët e saj ia kishte përkthye djali Xhevati, dhe ai kishte thënë mirë fol shqip me djalin tend, sepse unë e di pak shqipën se babën e kam shqiptarë.
Në ndërkohë, vajza Nexhmija diplomon në Shkollën e Lartë Pedgogjike dhe punësohet si arsimtare, djali tretë me rradhë Emriu bëhet ingjinier i gjeologjisë dhe punësohet në minieren e Kishnicës, por djalit të katërt Fetiut i kishin mbetur studimet përgjysmë sepse ishte në burg në Foqë të Bosnjës, kurse djali i pestë Ylberi në vitin 1990 regjistrohet në Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë, por meqë regjimi serb e mbyllë universitetin në gjuhën shqipe, ai i vazhdon studimet në Fakultetin Elektroteknik të Vjenës, dhe tani për shumë vite punon si ingjinier në Institutin Ndërkombëtar të Vjenës për Hulumtime Elektroteknike. Kështu nga një babë analfabet e nga një nënë analafabete, por të ndershëm e të sinqertë u krijua një famillje me gjashtë intelektual të mirëfilltë. Në këto arritje të djemeve dhe të vajzës, nënë Fetija e ka hisen e vetë të padiskutuesheme, sepse ajo gjithnjë i kishte frymëzuar e motivuar ata që duke qenë fëmijë për sjellje të mira, për dije e arsim.
Kur në vitin 1981 ndodhën demonstratat e rinisë në Kosovë me kërkesën që Kosova të bëhej republikë, nënë Fetija dhe gjashtë fëmijët e saj tani më të rritur, u bënë krah i fortë rinisë shqiptare dhe i kërkesës për bërjen e Kosovës Republikë. Djali i saj Fetiu burgosët me 3,5 vite burg, kurse të gjithë djemtë tjerë dhe vajza, gjatë gjithë viteve të 80-ta u mbajtën nën vëzhgim nga policia dhe sigurimi i shtetit, sepse secili prej tyre po bënte diçka në mënyrën e vet për lëvizjen gjithëpopullore legale e ilegale për bërjen e Kosovës republikë. Kështu, nënë Fetija gjatë viteve të 80-ta përcolli në shtëpinë e saj në Prizren qindra djem e vajza nga të gjitha pjeset e Kosovës dhe nga të gjitha viset shqiptare në Maqedoni, që ishin shokë e shoqe të djemëve dhe të vajzës së saj, të gjithë veprimtarë e veprimtare të çështjes kombëtare në përgjithësi dhe të çështjes së Kosovë në veçanti. Ajo i priti të gjithë ata të rinjë me bukë e me kripë dhe me zemër të bardhë. Bisedonte me ta si me djemtë e me vajzën e vet, i mbështeste që të gjithë të punonin bashkë pa ndërpre e me mend në kokë për ta bërë Kosovën Republikë. Kur në vitin 1981 djali i saj Fetiu dhe djali i kusherinit të saj të parë, Bedriu, dënohen nga regjimi serb me burg, nënë Fetija prezenton në gjykimet e tyre në Prizren dhe i viziton ata në burgun e Prizrenit, një herë në dy javë, gjithnjë krenare që djali i saj Fetiu dhe daja i tij Bedriu po bënin burg me faqe të bardhë: jo për punë të liga, por për ta bërë Kosovën republikë.
Edhe gjatë viteve të 90-ta nënë Fetija priti e përcolli në shtëpinë e saj qindra veprimtarë e veprimtare, me të cilët bashkëpunonin për të mirën e Kosovës pesë djemtë e saj. Gjatë vitieve 1991/1992 derisa djali i saj madh dr. Xhevat Hasani që ishte ligjerues në Fakultetin e Mjekësisë, bashkë me shokë të tjerë ishte në krye të aksionit “Familja Ndihmon Familjen”, nënë Fetija për çdo muaj priti në shtëpinë e saj rreth 30-të veprimtarë e veprimtare të atij aksioni të madh, të cilët njëherë në muaj i mbanin mbledhjet e tyre lidhur me mbarëvajtjen e aksionit “Familja Ndihmon Familjen”, duke mos i kthyer ata asnjëherë, siç thuhet, pa një gojë bukë. Por, jo vetëm nënë Fetija, por edhe rejat e saj pritën e përcollën jo vetëm veprimtarët e aksionit të lartpërmendur, por edhe shumë veprimtarë të tjerë që në shtëpinë e tyre vinin në çdo kohë ditën apo natën. Kështu, shtëpia e nënë Fetijes gjatë gjithë vitve të 80-ta e të 90-ta, pra për njëzetë vite me rradhë, u bë një vatër e një strehë e ngrohtë për qindra veprimtarë e veprimtare nga e gjithë Kosova e tej saj, nga Maqedonia e viset tjera shqiptare në Jugosllavi.
Në fillim të viteve të 90-ta nënë Fetija u ballafaqua sërish me ngjarje jo të mira. Regjimi serb të gjithë djemtë e saj i kishte përjashtuar nga puna. Gjatë një bastisje të shtëpisë saj në dhejtorin e vitit 1992, policia serbe ia arreston dy djemtë Hasanin dhe Fetiun dhe për dy muaj i torturon ekstremisht në burgun e Prizrenit, ndërkohë që djali i saj i madh Xhevati për shkak përndjekjes detyrohet të kërkoj azil në Austi, kurse djali i tretë Emriu gjithashtu kërkohet për tu arrestuar, ai shkon në Hamburg të Gjermanisë, dhe djali më i vogël Ylberi prej atij momenti nuk guxon të kthehet në shtëpi, sepse sigurimi serb donte ta burgoste edhe atë. Kështu nënë Fetija që nga viti 1992 e deri në vitin 1999 kur Kosova u çlirua nga Serbia, nuk i pa tre djemtë e saj. Gjatë gjithë atyre viteve atë e kishte marrë malli për djemtë e saj, por sa here unë dhe disa shokë tjerë e vizitonim ajo nuk jepej duke thënë: Ndasht për mu, djemtë e mi janë gjallë, po çka me bo me ato nona që djemt jua kanë vra!
Nga ne shokët e Prizrenit që shpesh kemi hy e dalë në shtëpinë e nënë Fetijes (kam qenë unë Enver Baftiu, Abaz Fejzullahu, Saledin Braha e Nazmi Kolloni, që bashkë me Xhevat Hasanin kemi qënë në krye të aksionit “Famija e Ndihmon familjën”). Por në atë shtepi kanë hy e kanë dalë edhe veprimtarë të tjerë si: Azem Ramadani, Hysni Hoxha, Xhevat Berisha tani hero i kombit dhe dhjetëra veprimtarë të tjerë që emrat s`mund t`ua kujtoj. Gjatë viteve të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Fetiu iu bashkua UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, kurse Hasani për njësitë e UÇK-së të vendosur në nënzonën e Vërrinit siguroi ushqime në masë të madhe, ndërkohë që Xhevati, Emriu e Ylberi jashtë vendit, përveçse dhanë ndihma financiare në fondin “Vendlindja Thërret” edhe e propaganduan para mërgimtarëve shqiptarë në vendet e Evropës luftën e drejt të UÇK-së.
Kjo është më pak fjalë nënë Fetija, një nga nënat e rralla opojane. Portreti i saj prej nëne mikpritëse, guximtare dhe të thjeshtë, ka për të mbetur në kujtesën e shumë veprimtarëve që ajo për shumë vite i priti e i përcolli si djemtë e vet./qendrapress.com/