Hajnat në një shtëpi në Serbicë të Eperme, vjedhin para dhe ari në vlerë të 120 mijë €

            Zëdhënësi i  policisë  rajonale në Prizren  togeri Shaqir Bytyçi, lidhur me vjedhje n e madhe  që ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit njofton se ‘’ Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në fshatin Serbicë e Epërme  komunën e Prizrenit. Hajnat kanë arritur të marrin para  ne  vlerë  prej 80 mijë  euro para ta gatshme ,dhe ari në vlerë  mbi 40 mijë euro , pra  gjithsej mbi 120 mijë euro. Rasti po hetohet nga policia. Togeri Bytyçi  tha pasi  vjedhja  ka qene  e rëndë  është angazhuar  përpos  policisë edhe  prokuroria dhe  organet tjera  relevante, Deri më tani kanë mbledhur shumë  fakte e dëshmi edhe pse  është heret të konstatohet ndonjë gjë  konkrete,  megjithatë mund të themi se  ka shumë pista  hetimi që tashmë po ndiqen për tu kapur  vjedhësitKurse ai njëherit ka apeluar se tashmë kur është  edhe zezona e dasmave të shumta pasi është koha e kthimit të kurbetqarëve tha apelojmë që  për asnjë  çast  shtëpitë mos të lihen vetëm, por të  kenë  së paku një person që do të përkujdest  për shtëpitë.

Prandaj  tash  është koha  kur kujdesi  mes policisë dhe qytetarëve për një  bashkëpunim sa më të mirë në shërbim të sigurisë.