Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

ABETOLOGJI PËR DRENICËN
——————————————–
Ardhja ime në jetë nisi nën qiellin tënd,
Bukuria e maleve të tua më rriti si krahë engjëlli.
Cdo gur, çdo lis, çdo kroi flet me zërin e gjyshërve,
Çdoherë që marr frymë, erën tënde ndiej në mushkëri.
Drenicë, ti je zemra që rreh në gjoksin tim,
Dhe i larë me djersë e gjak, i shenjtë si altar.
E njom lotin me ujin e krojeve të tua,
Ëndrra më e bukur je ti, edhe kur jam larg.
Flaka e oxhakut, buka e misrit, aroma e arave të arta,
Gjaku i dëshmorëve mban gjallë rrënjët e tua.
Heshtja e maleve të tua më bëhet këngë,
Ikjet e mia në botë më sjellin prapë tek ti.
Jeta ime është një fill që lidhet me ty,
Këngët e trimërisë ruajnë emrin tënd testament.
Lisi yt i gjatë më mëson si të rri krenar.
Malli për ty më bëhet varg i pashuar,
Në çdo hap, je rrënjë, je degë, je frymë.
O dritë e syve të mi, o tokë e përflakur nga dashuria,
Përjetësisht je gjaku im, je shpirti im.
Qiejt e kthjellët i dua si sytë e nënës,
Rrugët e fshatrave të tua më bëhen dhé i shenjtë.
Shkurret, malet, krojet janë abetare e jetës sime,
Shqipja këndon më bukur në zemrën tënde.
Ti je themeli ku qëndroj i palëkundur,
Thesari i shpirtit tim nuk është tjetër veç teje.
Uji i krojeve të tua, më i ëmbël se çdo ujë,
Vetëm pranë teje e ndiej veten të plotë.
Xixëllonjat e netëve verore ndriçojnë kujtimet e mia,
Xhyshërit tanë ruajnë me këngë historinë tënde.
Ylli që më ndriçon në mërgim është emri yt,
Zemra ime, Drenicë, është e jotja përgjithmonë.
/QendraPress/