Çaste poetike me poeten:-Esmeralda BREGAJ

Zoti Qen
——————-
E mora një qen
E solla në shtëpi,
I vrerosur, i sakatosur,
Çorapet të djegura në hi.
Ia kreha balluket,
I vesha kostum,
U bë zotëri—
Pa pika, pa “iiii”.
Filloi t’i zgjatej gjuha,
I shtriheshin balluket,
Ashtu i krekosur,
I lagte cullufet.
Donte dhe pushtet,
Pije e politikë,
U bë i kulturuar—
Sa hap e mbyll sytë.
Donte dhe lëvdata,
Medalje heroi,
Se nën hundë
Ky post e shijoi.
Truri iu zgjat si hunda e Pinokut,
Fshihte mashtrimet
Me lutje e bekime.
Mashtroi—oh, sa mashtroi!
E lau botën me një gisht,
Lyer me mjaltë mjeshtërisht.
Erdhi mëngjesi, o miq,
Qeni u lodh, se qeni mik.
E nxori, e veshi xhaketën—
Atë të tijën, të vjetrën.
Lëvdatat i hodhi përdhe:
“Jam Zot e dokobé,
Kam kulturë e politikë,
Tru bosh e pa qerpik!”
Zonja nga dera e madhe
E nxori në prag,
I dha ca lekë, nuk e flaku,
Dhe i tha:
“Ik, mor qen, e bli mirësi,
Laj mëkatet me dashuri.
Fale veten, në mundesh,
Se në kopshtin tim
Nuk ka vend për sy presh—
Unë jam zonjë e perëndesh!”
Shpirti nuk vyshket,
Zemra nuk prishet,
Zjarri nuk shuhet,
Mirësia nuk mundet.
Përjashta…..Zoti Qen!
/QendraPress/