Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Kënga e Shqiponjës Kuq e Zi

—————————————–

Në majë mali, ku era këndon,

Një shqiponjë me krahë hapësirën pushton.

E lirë fluturon mbi trollin arbëror,

Si shpirti i lashtë, i pastër si flori.

Sytë e saj, yje ndriçues në natë,

Vështrojnë fusha, male e qytete të lashtë.

Një flamur valon, kuq e zi i pikturuar,

Me dy krerë shqiponjën e gdhendur, tē bekuar.

Në çdo gur, një histori pëshpëritet,

Në çdo frymë, një amanet shkruhet.

Gjaku i të parëve, tokës i ka rrjedhur,

Për lirinë tonë, shkëmbinjve u ka mbetur.

Fjala shqipe, melodi e vjetër,

Ëndrra e gjyshërve, dëshirë e mbetur.

Të bashkuar jemi, në këtë truall të shenjtë,

Me zemër të fortë, me shpirt të ndezur zjarr.

Dardani, ti je djepi i trimërisë,

Ti je flladi i parë i agimit, i dritës.

Me dinjitet ngrihesh, mbi shekuj të errët,

Një yll i ndritshëm, në qiellin e përjetshëm.

Krahët e shqiponjës, zgjerohen lart,

Mbi male e dete, mbi çdo fushë e çdo hartë.

Kuq e zi flamuri, simbol ynē i bekuar,

Përgjithmonë Dardani , shpirt i pa harruar.

/QendraPress/