Banorët e lagjes ‘’Dardania’’ në Prizren së shpejti do ta kenë çerdhen e re, komuna e Prizrenit do të ngrisë parkun me të bukur në vend,pohon drejtori Ukimeri

              

    Nga Ministria e  Arsimit njofton ministri Çeku se  banorët e lagjes ‘’Dardania’’ në Prizren së shpejti do ta kenë çerdhen e re, të shumëpritur prej vitesh. Punimet janë në fazën finale, ndërsa çerdhja me rreth 2000 m² hapësirë dhe kapacitet për 160 fëmijë është investim prej mbi 800 mijë eurosh. Po vazhdojmë investimet në çerdhe të reja gjithandej Kosovës, që sa më shumë fëmijë të kenë qasje në edukim cilësor që në vitet e para të jetës. Kështu mbështesim zhvillimin e fëmijëve dhe ua lehtësojmë prindërve harmonizimin e jetës familjare me punën. Derisa edhe komuna e Prizrenit  pikërisht në afërsi të  kësaj qerdhe në lagjen ‘’Dardania’’ sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Islam Ukimeri ,tashmë është në  procedurë të  tenderimit  një  park që  pritet të  jetë një nga parqet më të bukura në rajon. Parku  do të ketë 4 shtigje për ecje, pista  për biçikleta, lojëra  për fëmijë si dhe shumë hapësirë  gjelbëruese tha ai. Komuna e Prizrenit kohë më para në këtë lagje pati ngritur edhe  një park me shetitore  pë ata banorë