Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blerta BASHA

Me ty frymoj jetë.
——————————–
Ti je dashuria e thellë e zemrës sime,
oksigjeni jetës, gjallëron shpirtin tim,
drita e syve si diell i artë në agime,
ylli më i bukur në kupën e qiellit pambarim.
Je hëna që ndriçon netët e paqta dhe të ëmbla,
ylberi me ngjyrat e ndritshme plot shpresë,
vesa e freskët e mëngjesit që përkëdhel ëndrra,
dashuria e jetes, kur me thua “per ty vdes”.
Pa ty s’mund të jetoj, mungon fryma e ditës,
pa ty s’kam paqe, as dridhma në kraharor,
Je lumturia qiellore, je drita e Galaktikës,
Ndaj jetën time dorëzuar unë ty në dorë.
/QendraPress/