Çaste poetike me poeten:-Leta NINA

A KA NGJYRË DASHURIA?
——————————-
Dashuria nuk është ngjyrë,
është rrahje e zemrës në muzg,
është flakë që ndriçon në terr,
është puhizë mbi lëkurën e shpirtit.
Ndonjëherë duket si e kuqe,
si petale trëndafili të etur,
ndonjëherë si ari i diellit,
që tretet në detin e syve.
Por ka ditë që vishet me gri,
si qielli që qan mbi qytet,
dhe netë kur hesht në errësirë,
si hëna që fsheh një sekret.
Dashuria nuk njeh ngjyra,
ajo është dritë, është frymë,
është hije, është shkëlqim,
është gjithçka…
dhe asgjë pa ty.
lnina Shkurt 2025
/QendraPress/