Para pak ditësh ndahet nga jeta veprimtari e atdhetari i palodhur Hajriz Ahmetaj nga Korisha

Para pak ditësh ndahet nga jeta veprimtari e atdhetari i palodhur Hajriz Ahmetaj nga Korisha, ku lidhur me këtë peronalitet Hasan Ahmetaj, veprimtar shkruan ;

Ia dham lamtumirën e fundit një njeriu të madh, një njeriu që jetën e vet ia kushtoi punës, ndershmërisë dhe dashurisë për atdheun – i ndjeri Hajriz Ahmetaj, i biri i Halilit dhe Hanës, i lindur në Korishë në vitin 1948.

Qysh në fëmijëri, Hajrizi u rrit me frymën e atdhedashurisë dhe sakrificës, që ia mbollën prindërit e tij të nderuar. Pa i mbushur ende të njëzetat, ai mori rrugën e mërgimit, fillimisht në Gjermani, e më vonë në Zvicër, për të ndërtuar një jetë më të mirë, por pa harruar kurrë vendin dhe kombin e vet.

Në vitet e rënda të okupimit serb, kur Kosova vuante në çdo fushë të jetës, Hajriz Ahmetaj u bë një nga shtyllat e mërgatës shqiptare në Zvicër, duke u angazhuar me gjithë zemër në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e mërgimtarëve, në grumbullimin e fondeve për arsimin dhe luftën çlirimtare, duke qenë një ndër aktivistët më të dalluar dhe më të

respektuar të LDK-së në Zvicër.

Për veprimtarinë e tij të gjatë dhe të ndershme, Hajriz Ahmetaj u vlerësua me mirënjohje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në vitet e luftës, ai kishte një rol të veçantë e të rëndësishëm në grumbullimin e fondeve për

Batalionin e Kabashit, duke ndihmuar që lufta për liri të ketë mbështetjen e domosdoshme nga mërgata.

Ishte i vendosur, i organizuar dhe i palëkundur në besimin e tij se liria e Kosovës ishte detyrim kombëtar.

Pas çlirimit, Hajriz Ahmetaj u kthye në vendlindje, në Korishë, për të jetuar mes njerëzve të vet, në tokën që e deshi me shpirt.

Ai vazhdoi të mbetej njeri i urtë, modest, e gjithmonë me zemrën

plot dashuri për kombin dhe për njerëzit që e rrethonin.

Pas tij mbetën në pikëllim bashkëshortja e dashur, Vaimja, djemtë Feriti dhe Halili, vajzat Fitnetja, Fahrija dhe Vjosa, si dhe nipat e mbesat, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë si një baba të

dashur, gjysh të përkushtuar dhe njeri me zemër të madhe.

Sot, ndërsa e përcjellim për në amshim, ne ndjejmë dhimbjen e humbjes, por edhe krenarinë për jetën dhe veprën e tij.

Hajrizi jetoi si një burrë i ndershëm, punoi si një shqiptar i devotshëm, dhe u shua si një

shembull i përhershëm dashurie për atdheun.

Lavdi jetës dhe veprës së Hajriz Ahmetajt!

Nder e respekt për aktivistin e palodhur të LDK-së dhe kontribuuesin e madh të çështjes

kombëtare!

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe në dheun që e deshi aq shumë! /QendraPress/