Propozohet shkarkimi i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Kelmendi: Kam vendos që deri në fund të qëndroj stoik

Në takimin e Këshillit Prokruorial të Kosovës (KPK), zëvendëskryesuesja e Këshillit ka propozuar shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, raporton Ekonomia Online.
Zv.kreysuesja, Jehona Grantolli këtë propozim e bëri duke iu referuar zhvillimeve të fundit, e ku Kelmendi një ditë më parë u intervistua në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale, e që ka të bëjë me raportimet e fundit se ai ishte i pranishëm në Reçak kur ndodhi masakra.
Për këtë ka reaguar ashpër Kelmendi, duke thënë se kjo po bëhet me tendencë dhe për qëllime të grupeve e që ëshë në interes vetëm të një individi dhe se kjo është kundër çdo etike.
“Duke pasë parasysh zhvillimet e fundit lidhur me detyrën e U.D. Besim Kelmendit, i cili është pozicionuar së fundmi me një grup të anëtarëve të KP dhe i cili më nuk përfaqëson unitetin e sistemit prokurorial, për të cilin është zotuar në marrjen e detyrës. Duke pasur parasysh edhe kërkesat e ndryshme që janë publike, që Këshilli Prokurorial të kërkojë shkarkimin e U.D.-së, kërkoj që kjo pikë të futet në mbledhje, me propozimin për shkarkimin e tij. KPK para më shumë se tre vjetësh, përkatësisht unë si anëtare e Këshillit, kam propozuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit; madje kemi bërë një “luftë” mes anëtarëve se kush do ta propozojë Besim Kelmendin, i cili gjatë karrierës së tij ka treguar rezultate dhe profesionalizëm. Por, me kalimin e kohës — tashmë kanë kaluar tre vite — për shkak të një vendimi politik të Presidentes për të mos e dekretuar Blerim Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit, dhe të vetëdijshëm që ishim në një situatë të vështirë, në atë kohë është menduar se prokurori më i mirë dhe më i përshtatshmi ishte Besim Kelmendi. Por besoj se edhe ju e dini, dhe i kemi ndjekur të gjithë zhvillimet e fundit. Janë krijuar paqartësi e debate që neve nuk na shërbejnë, sidomos Këshillit Prokurorial. Ne jemi zotuar të bëjmë drejtësi, por jo drejtësi të shkruar vetëm në letër, që shfaqet në sloganet e deklaratat formale, por drejtësi që garanton besimin e publikut, sepse drejtësia pa besim është një ndërtesë bosh. Vendimmarrjet në këtë Këshill u shërbejnë interesave të ngushta personale dhe në këtë pikë në këtë grup është involvuar U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit. Vendime që nuk peshojnë ligjin, por privilegjet; që nuk mbrojnë të vërtetën, por përfitojnë nga heshtja. Po ashtu edhe akuza të rënda ndaj bartësve të sistemit prokurorial”, tha ajo.
Më tej e njëjta tha se “Drejtësia nuk mund të jetë arenë për lojëra interesi, e të udhëhiqet nga zëra të frikësuar. Nuk mund të shndërrohet në skenë të pazarit politik, ekonomik apo personal. Në këtë institucion nuk ka vend për ego, kalkulime, nuk ka vend për të mbrojtur të fortit. Këtu, besoj, e dimë të gjithë se ka vend vetëm për të vërtetën”.
Këtu reagoi Besim Kelmendi, duke thënë se fjalimi i saj u lexua mirë nga dikush që ia ka shkruar.
“Sot nga zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial doli një propozim, të cilin ajo e lexoi, por nuk dihet se kush ia ka shkruar. Ndoshta ai është zëdhënësi i tyre në media. Një dhe i vetëm. Kam dëgjuar shumë mirë çka ke thënë. Nëse është dikush pjesë e grupeve, tregoni cili grup është”, deklaroi Kelemendi.
Megjithatë, Kelmendi ka theksuar se nuk do të jap dorëheqjeje dhe do të qëndroj stoik ndaj planeve dhe do ta mbrojë sistemin prokruorial.
“K ardh koha e fundit se ky njeri ta kuptojë se ka ardh koha për një sistem prokurorial të ndershëm, e që ka fuqi ta mbrojë Kushtetutën dhe Ligjin. Do të isha shumë i lumtur sikur mos të kisha qenë kurrë pjesë e këtij KPK dhe kurrë nuk jam ndi më keq se këto ditët e fundit kur u bë plani për larimin tim nga kjo pozitë. Ka qenë shumë e letë të ofrojë dorëheqje por duke parë këtë plan e këtë strukturë, kam vendos që deri në fund të qëndroj stoik e ta mbrojë Prokurorinë e Shteti. Krejt kjo po ndodhë për shkak të një anëtari të ri të KPK-ë. Humbi kandidati i njerëzve të interesuar dhe tani po bëjnë përpjekjet e fundit për të shkatërruar procesin dhe njerëzit që janë këtu për të mbrojtur procesin”, tha Kelmendi