Qeveria turke ndihmon Gjimnazin e Prizrenit me 210 karrige për nxënës,dhe 102 banka–dhe inventar për mësimdhënës.

Të premten,në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në praninë e mysafirëve të nderuar si Kryekonsulli i Turqisë Fatih Topçu Komandantit të KFOR-it turk Kolonel Harun Elitash,Ministrit në detyrë Fikrim Damka, drejtoresha e Gjimnazit Gylaj Shipkovica Karjagdiu, dhe udhëheqës e professor të kësaj vatre arsimore u mbajtë ceremonia e inaugurimit të projekteve më të rëndësishme të përmirësimit të infrastrukturës shkollore. Fillimisht të pranishmit e shumtë I ka përshëndetur dhe falenderuar drejtoresha Gylaj Shipkovica Karjagdiu e cila tha se ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in Turk, duke përmirësuar dukshëm kushtet mësimore dhe duke krijuar një ambient moderrn dhe të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit. Si rezultat i këtij investimi, shkolla është pasuruar me: 210 karrige për nxënës, 102 banka–tavolina, 6 tavolina dhe 6 karrige për mësimdhënës. Derisa Ministri në detyrë Fikrim Damka, tha se sot, po ndihet i lumtur që në cilësinë e ministrit po përshëndet këtë projekt sepse edhe unë kam kaluar 4 vite nëpër këto koridore . Kolonel Harun Elitash tha se është i nderuar që sot Turqia me këtë projekt po tregon edhe njëherë si gjithmon miqësinë që kemi ne dhe Kosova Inserte Edhe kryekonsulli I Tuqisë në Prizren Fatih Topçu, ka përshëndetur këtë projekt të realizuar duke theksuar se investimi në arsim është investin për të ardhmen. Pas fjalimeve drejtoresha e gjimnazit Gylaj Shipkoviva Karjagdiu dhe koloneli Harun Elitash nënshkruan realizimin e projektit për të shkëmbyer edhe mirënjohjet reciproke. Derisa nxënësit e Gjimnazit kishin përgatitur edhe një program artistik dhe së fundi solemnisht u bë prerja e shiritit të klasave me banka e karrika të dhuruara