Çaste poetike me poeten;- Indira Avdyl HOXHA

Marrja dhe flama
________________________
Marrja s’i ka qelë varr askujt në dhe,
Se nuk ka fytyrë me u dalë përpara,
Ajo fshihet n’errësirë e në hije,
Se turpi i vet e djeg si zjarra.
Flama s’ka faj kur bie mbi njeri,
Se s’zgjedh kush e meriton, kush jo,
Por marrja lind prej shpirtit të lig,
Që flet për tjerët e harron vetveten do.
O njeri, mos e përziej këto dyja bashkë,
Se flama vjen prej Zotit, marrja prej fajit,
Njëra të sprovon me dhimbje të jashtme,
Tjetra të vret ngadalë prej shpirtit.
Marrja është dënim pa gjyq e pa fjalë,
Të ndjek në heshtje, të përvëlon n’ballë,
Ndërsa flama, sado e rëndë të bjerë,
Kalon me kohën, si shi që rrjedh e shterë.
Mos ja ngjit askujt as marren, as flamen,
Se nuk janë lodra për gojë të kota,
Njëra djeg shpirtin, tjetra trupin,
E s’ka ilaç për plagë të tilla të forta.
Kush jeton me ndershmëri, s’e njeh marren,
As flama s’e prek kur zemra është e pastër,
Por kush fyen e ngre zë pa mend,
Në fund e gjen dënimin e vet të rrahur.
Marrja s’ka varr, se s’ka kush ta qajë,
E flama s’ka faj, se nuk zgjedh njeri,
Por ai që i thërret vetë me veprime,
Do t’i ndjejë të dyja në shpirt e në gji.
Kështu o njeri, ruaj fjalën e gojës,
Mos mallko, mos përqesh askënd,
Se marrja dhe flama nuk kanë faj,
Ti vetë i fton kur bëhesh i lig në vend.
/QendraPress/