Fryma poetike e së dielës me poetin;-Mark GJETAJ

Erë malli.
———————
E di ,se vetëm ti jeton,
vjeshta gjethet ka qëndisur,
gjoksi mbrenda dallgëzon,
qanë në heshtje e braktisur.
Nëpër fusha erë mali,
vjen thëllënxa fluturim,
rrjellin krojet si kristali,
atje larg në vendin tim.
Erë e detit valë valë,
pyes e dashur me trishtim,
te lutem thuaj ku je vallë,
te dhuroj një perqafim.
Shuam etjen dhe më duaj,
shuam zjarrin hera herës,
ti shkrijë akujt zemrës tuaj,
porsi flladi i pranverës.
Qielli yjet kur ti ndezë,
hëna malit kur të dalë,
do pres dritën në mëngjes,
diellin kur shkëlqen mbi valë.
Po pres lulet, kur të çelin,
oborri mbushë me trandafila,
qershitë bashkë do ti vjelim,
ndër kopshte këndojnë bilbila.
Rri në heshtje dhe mërzitem,
gjersa mjegulla të largohet,
si gjethë vjeshte arratisem,
atje ku zemrat dashurohen .
/QendraPress/