Çaste poetike me poetin:-Urim MEZINI

ISHMI,ME FSHATRAT E TIJ

(Shkëputur nga vëllimi për Vendlindjen; ISHMI-BALLKONI SHQIPËRISË)

———————————

Ishmi,si piktur, shtrirë në dy vargkodra

Qendra me katër fshatra, në kodrën lindore

Vend me bukuri të rralla,tradita e kulturë

Histori të lashtë,piktorin me famë botërore

Në Gjuricaj,agu i vjen pa pendime

Me shijen e tokës e aromën e lagështisë

Zbardh mallin ,rrugët e vjetra,plot kujtime

Që koha i ka shkruar,në fletët e lashtësisë

Kapidanaj lartësohet,mbi kodrën e butë

Si rojtare e vjetër, çdo gjë ruan poshtë saj

Era i përkëdhel emrin,të gdhendur në gurë

Hëna,bukuritë,ia lan me rrezet ngjyer në ar

Likmetaj e shtrirë ,në kodrën e pikturuar

Bukuria që ka veshur, i mburret pa fjalë

Ullinjt e vjetër,n’shekuj me detin dashuruar

Hëna lozonjare,n’Kodërballsh ulet me mallë

Kodra të mbështjella me aromë pemësh

Bukuritë aty,vallëzojnë që n’kohën e vjetër

Kërtushaj,perëndimit çdo natë i buzëqesh

Duke ftuar muzgun,t’ thërrasë natën tjetër

Lalëzi shndrit pasqyrimit,dy anëve të detit

Pyjet aty,përqafuar rrinë me qiellin e kaltër

Fëshfërima e erës përplaset mes vedit

Si këngë e heshtur, që këndohet n’çdo vatër

Shkafanja, populluar me Kuratnin e vjetër

Pragjet aty flasin në gjuhën e kohës

Shtëpitë e bukura,me banorë veç n’ letër

Prej t’rinjve të larguar, rrugëve të botës

Cikli i jetës ,merr tjetër formë në Rrotull

Çdo shtëpi aty, është si fqinjësi e re

Kodrat pranë detit,thithin vizitorë e popull

Pranverat aty , vijnë e shkojnë pa nge

Shënpjetri,çdo natë fle me zhurmën e verës

Kur deti me ëmbëlsi,njerëz e vizitorë pret

Kodrat e gjelbërta e mbrojnë prej erës

Nata, shtrihet butë dhe ndriçon vetën e vet

Biza, n’kurriz të kodrës,ngjan me mrekullitë

Lindjet e perëndimet,aty,janë n’baraspeshë

Frymëmarrja e detit,dëgjohet në të dy gjitë

Muzgu vjen i purpurt dhe ëmbël buzëqesh

Në Draç,kodrat e moçme flasin në heshtje

Në ‘to dëgjohet këng e vjetër tepër e lashtë

Virtytet e traditat,të presin e të përcjellin

Dashuria e njerëzve,si e gdhendur në ashtë

Shetaj e vendosur,në kodra, pranë bregut

Era e detit ,ka shijen e jodit e të kripës

Natyra aty rrodhi,me hap të butë,në shekuj

Me njerëz të zot,që s’ia njohën shijen frikës

Rodoni krenarë ,qëndron ,si një shkëmb

Valët pamëshirë,ia godasin kalanë e plakur

Kala e lashtë që ,kurrë armiqve s’iu tremb

Vend përrallor,që n’ asnjë hartë, s’ke hasur.

/QendraPress/