Çaste poetike me poeten:-Lina POLLO

Emigrim
———————–
Sa herë që shkruaj fjalën emigrim
Dikush ta di dhimbjen
Dikush të hedh veç një shikim.
Ca thonë: Pse ike?
Ca thonë: Rrugë e mbarë!
Ca thonë: Ah, të isha dhe unë i zoti
Të ikja më parë!
Ca thonë: Pse i latë prindërit?
Pse ndërruat gjuhën e nënës?
Ca thonë: Pse qani për ata?
Kur nuk ndoqët rrugët e babës?
Po a e dini ju?
Edhe shqiponja i rrit zoqt e vet
Pastaj i lë të lirë
Të fluturojnë sa të kenë jetë.
A e dini ju sa vuajnë, sa lodhen në emigrim?
Jo vetëm nga hallet
Puna, gjuha
Por nga malli që kanë për gjithë njerëzinë.
Lexova diku: Mendoni vetëm për lek.
Ah, ta dinit ju…
Çdo ditë largimi shpirtin na e tret.
Babi ishte i lumtur atje ku jetoja unë.
Më tha: Moj bijë, arrite këtu ku s’munda të të sillja unë.
Jetoje jetën me fëmijët e tu
Se kur je ti e lumtur, asgjë më shumë nuk dua.
Dhe ju, o miq, mos gjykoni njeri.
Se jeta ka dhimbje, lodhje dhe mall…
Të gjitha këto në emigrim.
/QendraPress/