E diela poetike me poetin:-Gëzim AJGERAJ

EH, Ç` ÇENKA JETA E NJË MËRGIMTARI
————————————————
Dal një herë në breg të kohës
E ia ndal çastet e udhëve të përmallta
Autopsiae saj mi shkrumbon mendimet
Ulem pranë fëmijërisë sime te guri i shkallës
E nëpër nostalgjinë e mendimeve
E flladis mallin e rritës pranë kullës
Ikja shpejt na e shqelmoi rininë
Dhe me shpresat e mashtrimeve
Na i ngriti ylberet e udhëve
Udhët mi vodhën ëndrrat
E nëpër dhimbjen e ikjeve ndërtuan piramidën e mallit
Brenda gurëve na i varrosën dekadat e arratisë
Nëpër ikjet e gjeografive të udhëve
Mësuam ç`është mungesa e atdheut
As njerkë nuk gjetëm të paktën ta përqafonim
me mallin e nënës
Kujt të ia shpalosim këngët e dhimbjeve tona
Mallin që valon në gji ku ta strehojmë
E hisja e diellit tonë ngrohë diku larg
Edhe fjalës na i dhemb muza e mendimit
E me plagët e shkrumbuara në gji
Na i djeg vargjet
Jam ulur në bregun e mendimeve
E mezi mahem shpatijeve të mallit
Që po grinë në shpirt
E nëpër autopsinë e dekadave nëpër mall
E i them vetes;
Eh, ç` qenka jeta e një mërgimtari?
Zvicër, 2023
/QendraPress/