Fryma poetike e së dielës me poetin;-Idriz Berisha-Xhixhi

TOKË E BARDHË
————————
Kjo tokë e bardhë
Eh tokë e bardhë
Me vija të kuqe gjak
Sa gur mbanë në gji!?
Të ti Gjergji pushoi trupin
dhe kokën pushoj Gjergji
Shkëmbi ju bë shtrat
Fjala i mbeti shpatë.
Mburojë e plumbt mbi shpatulla
Kohë që rrjedhë damarëve
Ah tokë e bardhë
Kjo tokë e bardhë.
Duan të me shkulin nga vetja
E nga fryma jote
Së nuk ngjajë me të tjerët.!
Dua kalldrëmet tu të ec
Po rrugët i kam me zgavra
Dua të të prek Gjeneral
Po kokën e ke të qielli
Mbeta rob i gjakut tënd.
Ah tokë e bardhë
Tokë e bardhë.
Lash perënditë kah ti u ktheva
Afroditën,Dean,Teutën t’i pikturoj
Bashkë përulemi të Zeusi plisbardhë.
Tokë e bardhë
Si bardhësi e velit të nusës
Të ka hije veç vija e kuqe
Ah tokë e bardhë
Borë e bardhë,JANAR!
/QendraPress/