Çaste poetike me poeten;Lavdije Hoti BUÇAJ

NË PREHËR TË MËNGJESIT
—————————————
E dua atë ndjesi,
kur valët përplasen mes vete,
e era ledhaton rërën si duar
që prekin pa fjalë.
E dua atë ndjesi,
kur mëngjesi më mbulon me freski,
e dielli pa zhurmë,
puth tokën me ngrohtësi.
E dua atë ndjesi, kur trupi,
në heshtje merr ngjyrë,
e koha ndalet pak,
mes frymëmarrjes dhe
ditës që sapo lind.
E dua atë ndjesi,
kur këmbët fundosën në rërë,
e dallgët fluturojnë sipër tyre,
si mendime që ikin e kthehen lehtë.
E dua atë ndjesi,
sepse aty hapet një horizont i qetë,
ku mendimet shpërndahen si dritë
Në prehër të mêngjesit.
/QendraPress/