Homazhe në nderim të 42-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha.

Homazhe në nderim të 42-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, vepra dhe sakrifica e të cilëve mbeten udhërrëfyes i përhershëm i lirisë dhe shtetndërtimit. Në kujtim të jetës dhe veprës së tyre, mbahet Edicioni i 35-të i Flakës së Janarit, si dëshmi e vazhdimësisë së idealit për liri dhe dinjitet kombëtar.

Po ashtu, bëmë homazhe edhe tek varri i bashkëveprimtarit dhe ish-të burgosurit politik, mikut tim të çmuar, Ilmi Ramadanit, vepra dhe kujtimi i të cilit mbeten të paharrueshme.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare.