Brenda tri ditësh kryetari Shaqir Totaj, pohon e kompleton qeverinë lokale.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,deri më tani ka emruar; Drejtor të Shërbimeve Publike Islam Ukimeri,Drejtoreshë të DKA -së Luljeta Veselaj Gutaj, Drejtor të Turizmit Adem Morina,Drejtor të Kadastrit Senxhar Karamuço,Drejtor në Administratës së Komunës së Prizrenit Bexhat Bytyçi. Mirëpo , kryetari Totaj, konfirmoi se deri në fund të kësaj jave ose brenda dy tri ditësh emron të gjithë drejtorët. Kryetari i Komunës së Prizrenit,Shaqir Totaj,ka njoftuar sot, për një tjetër emërim në kuadër të Ekzekutivit . Ai ka bërë të ditur se Samra Ilijazi është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Inspektorateve. Totaj ka theksuar se ky emërim është pjesë e ciklit të plotësimit të strukturave drejtuese të komunës. Sipas tij, kompletimi i Ekzekutivit do t’i hapë rrugë intensifikimit të punës në sektorë të ndryshëm të administratës komunale, në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Prizreni ai pohon se edhe dy drejtori do të plotësohen nga marrëveshjet me subjektet e koalicionit . Ai njoftoi se nga LDK-ja në Prizren, kanë ardhur emrat dhe nesër pret të bëjë një takim paraprak dhe pastaj të emërojë dhe kështu ta kompeletojë gjithë qeverinë lokale
Bëhet e ditur se nga LDK-ja Driton Selmanaj tashmë ka dorëzuar emërat e drejtorëve ,janë këta emra;-Sylejman Baxhaku, Ajlin Shishko,Florent Ukaj . Nderim Kadriaj si dhe Fatmir Memajt.