Lajm I trishtë;Ndahet nga jeta, prof. Emil Ajazaj në moshën 43 vjeçare.

               Lajm I trishtë;Ndahet nga jeta, prof. Emil Ajazaj,kështu njofton Qendra e Komptencës ‘’11 Marsi’’ -Prizren.

‘’Me dhimbje të madhe mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të ish-mësimdhënësit të shkollës sonë, prof. Emil Ajazaj.Prof. Ajazaj dha një kontribut të vyer dhe të paharrueshëm në shkollën tonë, veçanërisht në fushën e artit, duke nxitur krijimtarinë dhe talentin inovativ të nxënësve përmes përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë dhe bashkëkohor.

Në emër të drejtorit të shkollës dhe gjithë stafit, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin këtë artist të shquar!

Emili ishte dhe autori i llogos së shkollës, të cilen e realizoj bashkë me nxënësit e kësaj shkolle.’’/QendraPress/