Çaste poetike me poetin;-Kujtim HAJDARI

DHIMBJE DHE SHPRESE

—————————————–

Bota vërtitet në tiktakët e orëve të rënda,

Plagët që dhembin freskohen e lahen në shi,

Të rejat e kohës të lodhura presin një dush,

Veçse përsëritet refreni i ulët, i pamëshirshëm, gri.

Psherëtima përreth…, dhe ajri dridhet duke kërkuar,

Shpaloset brenda gjoksit, një lutje e heshtur,

Kanë humbur armët dhe zërat për të ligjëruar,

Vetëm duar që zgjaten drejt të ardhmes së fshehur.

Dhe përsëri, edhe në kaosin ku bota rri peng,

Shpresa çon një fije drite për të shkuar në bord,

Edhe në perëndimet e zymta që fiken në brengë,

Kërkon ta ndez gjithmonë një yll drejt polit Nord.

Psherëtimat nuk ngjajnë me flamurin e bardhë,

Janë një frymëmarrje e thellë, edhe në errësirë,

U bien borive e thërrasin se drita s’ka për të ardhë,

Nëse njerëzit nuk zgjohen e luftojnë për një ditë të mirë.

Thërrasin për paqen, jo si fund i dhimbjes njerëzore,

Por si një hapësirë ​​e ngrohtë, e qetë e vëllazërisë,

Një zgjim i butë, i vetëdijshëm i shoqërisë njerëzore,

Drejt mirëkuptimit, për ditë më të bukura drejt qetësisë.

Kujtim Hajdari

/QendraPress/