Çaste poetike me poeten:-Migel FLOR

Hëna nuk fletë, por dinë të dëgjojë

————————————–

Natën,

kur heshtja mbledh frymën e botës,

yjet hapen si plagë drite mbi lëkurën e qiellit.

Secili mban një sekret të lashtë,

një dashuri të pambaruar,

 një lutje që s’arriti kurrë në gojë,

por u ngrit drejt lartësive për të mos u harruar.

Yjet nuk flasin, por dinë të dëgjojnë.

e njohin mallin e njeriut,

e lodhur të shpirtit, që kërkon veten në errësirë.

Kur i shikon gjatë, të duket sikur bien,

 por në të vërtetë je ti që ngrihesh pak më lart,

duke mësuar se edhe errësira

ka dritën e saj të fshehtë.

Yjet janë kujtesa e universit:

na mësojnë se asgjë e ndritshme nuk humbet,

 edhe kur duket larg, edhe kur duket e ftohtë.

 Mjafton ta shohësh qiellin me zemër të hapur,

dhe do ta kuptosh: edhe ti, në mënyrën tënde,

je një yll që po mëson si të ndriçojë.

/QendraPress/