Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,pas emrimit të drejtorëve  fletë  për projektet e Qeverisë lokale

                         Kryetari i Komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, pas emrimit të drejtorëve  fletë  për projektet e Qeverisë lokale duke  theksuar se pas një angazhimi maksimal sot, ka  kompletuar qeverinë lokale, Ai  , tregoi se po sot ,ka takuar të  gjithë  drejtorët, ku ,me këtë rast  i ka  dhënë edhe porosinë e tij se  këtu ata nuk i përkasin si drejtor  të partive prej nga  vijnë,Por  këtu janë drejtor të  ekzekutivit. Pas ditës së sotme  do të  fillojmë nga  drejtoria e  Kultururës  Rinisë dhe  Sportit  ti vizitojmë dhe  të  bëhen njohuritë  mes  drejtorëve dhe stafeve të atyre drejtorive.Kurse  në këtë vit  mendojmë se na duhet një stabilizim financiar, pasi që vitin që shkoi qeveria   ne emër të kontratave kolektive  na i ka marrë 16 milion euro. Kurse  në ,mandantin tonë  prioritet  do ti kemi  parkingjet  për qytetin, teleferikun dhe  ndërtimin e  ndërtesës komunale. Pastaj  ai ka  folur edhe  për disa nga  projektet , si sallën  sportive të basktbollit, pishinën olimpike,  deponin e Landovicës  dhe ricikimin si dhe ngrohtoren  e qytetit. Së fundi  tha se  besojmë se  do ta  gjejmë një  mënyrë  bashkëpunim më  të mirë  me qeverinë  qendrore dhe lokale  në interes  të  Prizrenit.