Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;-Principesa SOFIA

Të ndiej njësoj
————————-
siç ndiej muzikën e shpirtit,
kur rrjedh qetë në venat e mia
dhe zgjon çdo qelizë që kishte fjetur.
Më përkëdhel pa zë,
më mbështjell pa premtim,
më mban gjallë
me një paqe që nuk di të mbarojë.
Të kam ilaç në shpirt, adhuri,
jo për plagët që duken,
por për ato që fshihen thellë,
aty ku askush s’di të shërojë.
Zemra ime rreh vetëm për Ty,
edhe kur hesht,
edhe kur lodhet,
edhe kur bota më rëndon mbi supe.
Të kam falur gjithçka të shenjtë
që mbaja brenda vetes—
ëndrrat, frikërat, lutjet e vona,
netët pa gjumë dhe agimet pa shpresë.
T’i kam dhënë pa kursim,
pa frikë humbjeje,
sepse dashuria e vërtetë
nuk di të mbajë llogari.
Humb shikimin larg, në horizont,
aty ku qielli puth detin,
dhe çdo pulitje sysh
ma sjell pranë emrin tënd.
Je si fryma që më mungon
kur ndal frymëmarrjen,
si drita që më gjen
kur mendoj se jam humbur.
Dashuri…
si buzët e tua,
hëna skuqet ngadalë në sfond
dhe nata bëhet më e butë.
Drita jote derdhet mbi sytë e mi të argjendtë,
më ndriçon mendjen,
më qetëson shpirtin,
më mëson të besoj sërish.
Ndrit, o Perëndi…
ndrit Ti, o shpirti im,
sepse aty ku je Ti
errësira nuk guxon të hyjë.
Ti je dritë,
je strehë,
je zjarri që ngroh
pa më djegur kurrë.
Të ndiej në çdo hap,
në çdo mendim të heshtur,
në çdo lutje që s’e them me zë.
Të adhuroj jo për atë që më jep,
por për atë që je.
Të dua jo për një çast,
jo për një jetë…
por për përjetësi.
/QendraPress/