Drejtori i Shërbimeve  Publike,Islam Ukimeri pohon se Komuna e Prizrenit është e përgaditur  për të  gjitha situatat  klimatike.

   Tani kur  jemi në stinën e  dimrit  dhe  kushtet klimatike mund edhe të  befasojnë, drejtori i Shërbimeve  Publike,Islam Ukimeri pohon se  Komuna e Prizrenit është e përgaditur  për të  gjitha situatat  klimatike që  mund të  priten në stinë e dimrit, Ai tregon se më kohë është bërë  furnizimi me kripën industriale, është  lidhur kontraktimi më kompaninë  publike  Eko-Ekoregjioni  që  ajo  të   ketë  përkujdesje  për mbarëvajtjen dhe mirëmbajten e  të  gjitha  rrugëve  e trotuareve dhe   të  tjera kushtet  gjatë sitnës së  dimrit  .Ai duke  folur për këtë temë, tregon se sot, edhepse në  mëngjes ka pasur reshje te lehta  bore, mëngjithëate   të  gjitha  rrugët e  komnës së  Prizenit janë  në gjendje  të mirë  të kalueshme dhe pa asnjë problem. Edhe në rrugën Prizren -Prevallë  pohon se nuk ka asnjë problem as ky aks rrugor, Ai tregon se drejtoria e Shërbimeve Publike është e përgatitur për çfardo sitiuate  klimatike  që të jete në shërbim të  qytetarëve./QendraPress/