Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA

KUR QESH GRUAJA
—————————-
Kur qesh gruaja
Bota fund nuk ka
Yjet lazdrohen rreth hënëns
Era freskinë e shpërndanë.
Loti thahet në sy
Dhimbja pushon menjëherë
Pas ëndrrave të bardha
Agimet bulëzojnë pranverë.
Gurgullimë e lumit
Sjell melodi buzë mbrëmje
Lule yjesh përhapur gjithësisë
E pathyer nga stuhitë e jetës.
Kur qesh gruaja
Heshtja përqafon melodinë
Etja shuhet përgjithmonë
Në krahët e saj gjenë ngrohtësinë.
/QendraPress/