Ekipet e Eko Regjionit realizuan sot aksion pastrimi dhe krasitjeje të drunjve

Ekipet e Eko Regjionit realizuan sot aksion pastrimi dhe krasitjeje të drunjve e shkurreve në lagjet “Ortakoll” dhe “Jeta e Re”, si dhe në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, me qëllim përmirësimin e mjedisit e hapësirave publike, i cili proces do të vazhdoj edhe në pjesët e tjera të qytetit.