Ndahet nga jeta mësimdhënësja Suzana GËRMIZAJ

Sot, familjarët e Familjes Gërmizaj, bashkëshorti Kujtimi, vajzat dhe bijtë e sajë, si dhe shumë miq e mikesha të kësaj familje kanë ndarë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënses Suzana Gërmizaj.
Suzana, do të kujtohet me respekt për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në edukimin e shumë brezave. Ajo la gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Familjes Gërmizaj, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit arsimor u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për mësimdhënsen Suzana Gërmizaj. Telegram ngushllimi ka bërë edhe drejtoresha e Arsimit në Prizren zonja Luljeta Veselaj Gutaj, Shumë drejtoresha të shkollave, mësimdhënëse e mësimdhënës , familajtë dhe shumë të tjerë që kishin pasur fatin ta njohin Suzana Gërmizaj./QendraPress/