Nesër përkujtohet Heroi i kombit gjeneral Tahir Sinani, luftëtarë i tri luftrave për liri.

                Nesër përkujtohet Heroi i kombit  gjeneral Tahir Sinani ,luftëtarë i tri luftrave për liri.Jeta  dhe  trimëria e  gjeneral Tahir Sinanit tashmë  është e njohur për secilin  prizrenas. Për ta përkujtuar  këtë  luftëtarë edhe OVL e UÇK -së– Dega  në Prizren dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë një ftesë publike , ku  kryetari I OVL-së dega në Prizren, Isa Berisha  ka apeluar’’  Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ju qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, komandantit legjendar të tri luftërave çlirimtare shqiptare, Tahir Sinani, ju ftojmë të merrni pjesë në homazhet përkujtimore për të nderuar veprën, sakrificën dhe idealin e tij, si dhe gjakun e të gjithë dëshmorëve të kombit. Homazhet do të mbahen më 29 korrik 2026, sipas këtij orari:

 Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Ora 11:00 – Homazhe pranë shtatores së Heroit të Kombit, Tahir Sinani, në Parkun e Qytetit në Prizren.

Pjesëmarrja juaj është nderim për veprën e pavdekshme të komandantit Tahir Sinani dhe të gjithë atyre që flijuan jetën për lirinë e kombit.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Komandant Tahir Sinanit’’ përfundon apelin kryetari I Degës së OVL-së në  Prizren Isa  Berisha

Kush ishte gjeneral Tahir Sinani?

Tahir Sinani (25 Maj 1964 – 29 Korrik 2001) ishte një oficer i Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe në atë kohë mori pjesë në Betejën e Pashtrikut. Gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni, Tahir Sinani ishte komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Lindi më 25 maj 1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës në Shqipëri dhe ra dëshmorë më 29 korrik 2001 në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit” afër qytetit të Gostivarit, gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

Tahir Sinani gjatë Luftës në Kosovë ishte njëri ndër komandantët më aktivë të Zonës Operative të Pashtrikut dhe më pas emërohet Komandant i Zonës së Tretë Operative të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK-së), si dhe më vonë iu bashkua UÇPMB-së ku mori pjesë në Luftën e Luginës së Preshevës. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Republikën e Maqedonisë, Tahir Sinani iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe u emërua komandant i Brigadës 116. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani sëbashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit”. Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit ku përjetësisht pushon sëbashku me dëshmorët e tjerë të kombit./QendraPress/