Kolonel Faton Alija pohon policia e Prizrenit ka realizuar gjithsej 914 operacione policore gjatë vitit 2025.

Drejtori Rajonal, i Policisë në Prizren Kolonel Faton Alija,lidhur me objektivat strategjike të vitit,ka theksuar, : · Ofrimin e sigurisë publike dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarët dhe forumet e sigurisë. · Zbatimin e Strategjisë së integruar të Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi 2021-2025. · Rritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve. · Parandalimin dhe ndriçimin e veprave penale, me fokus të veçantë në luftimin e dhunës në familje. Në raportin e tij tha se gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, është shënuar një ulje prej 2.7% e numrit të veprave penale. Policia e Prizrenit ka realizuar gjithsej 914 operacione policore dhe ka sekuestruar 152 armë, duke shënuar një rritje prej 23.6% krahasuar me vitin paraprak. Rezultatet e arritura përfshijnë ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë në shkolla, komunikacion, parandalimin e veprave penale dhe menaxhimin e situatave emergjente. Duke theksuar se kemi pas një ngritjen te zbulueshmërisë së veprave penale dhe incidenteve , duke arrit një zbulueshmëri prej 86 % ne vitin 2025 nga 81.8 % sa ishte ne vitin 2024. Gjithashtu, u theksua se gjatë vitit 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar dy raste vrasjesh, për dallim nga viti 2024 kur nuk është shënuar asnjë rast i tillë. Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se në rajonin e Prizrenit prej vitesh nuk ka pasur asnjë rast vrasjeje me kryes të pa zbuluar, duke dëshmuar efikasitetin e Policisë në ndriçimin e rasteve të rënda.