Çaste poetike me poeten;-Mimoza Maria AJDHOMI

PËRLOTEM
——————–
Përlotem,
për njerëzit e dashur që ikën ndër vite
dhe s’munda t’i mbaja dot pranë,
për puthjet që s’i dhashë dot të gjitha,
për fjalët që dot nuk u thanë!
Përlotem,
kur shoh lotin që i rrjedh dikujt,
që ndeshet me vdekjen përballë,
për një nënë të zhuritur nga dhimbja,
që birin e ikur kujton me mall!
Përlotem,
për ëndrrat e mia rinore,
ato që u “mbytën” në lumë,
do të doja më shumë ushqim shpirti,
do te doja të dija më shume!
Përlotem,
kur fjala ime s’gjen zë,
kur heshtja bëhet më e rëndë se nata,
kur në cep të syrit rri një det i fshehtë,
që s’guxon të derdhë valët e gjata!
Përlotem,
por në çdo lot ka një dritë të vogël,
një shpresë që kurrë nuk dorëzohet,
përlotem por mbetem në këmbë,
se çdo minutë duhet të jetohet!
/QendraPress/