Drejtoria e Shërbimeve publike në aktivitete të përditshme,tani vazhdon krasitja e pemeve dekorative.

     Drejtoria e Shërbimeve publike në aktivitete të përditshme,tani vazhdon krasitja e pemëve dekorative, lidhur  me  aktivitetet e Drejtorisë së  shërbimeve publike  kryetari i komunës  Shaqir Totaj shkruan ‘’ Drejtoria e Shërbimeve Publike po vijon me aksionin e krasitjes së pemëve, që kontribuon në përmirësimin e pamjes urbane dhe rritjen e sigurisë në hapësirat publike. Aktualisht, ekipet po punojnë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, për një mjedis më të pastër e më estetik.’’ shkruan kryetari Totaj./QendraPress/