Dilaver R. Goxhaj(Shpëtim Golemi) Propozon Bislim Zyrapi për President të Kosovës

Bislim Zyrapi për President të Kosovës
P R O P O Z I M
K O S O V Ë
NDEROJE VETEN DUKE NDERUAR HERONJTË E TU MODESTË
Përmes mediave të Kosovës mësojmë se partitë politike dhe politikanët në Kosovë nuk po gjejnë dot një figurë të denjë për PRESIDENT TË KOSOVËS.
Me këtë rast, unë, Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi) një prej vullnetarëve nga Republika e Shqipërisë që iu bashkova rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) prej ditëve të para të muajit Mars 1999, (ish-anëtar i SHP të UÇK-së), marr guximin t’i propozoj jo vetëm institucioneve vendim-marrëse shtetërore e politike të Kosovës por edhe gjithë popullit të Kosovës, për President të Kosovës, një prej personaliteteve më të ndritshme dhe më KONTRIBUESE të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, zotin:
B I S L I M S A D R I Z Y R A P I
Kolonel Bislim Sadri Zyrapi ka lindur më 9 Korrik 1962, në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës (Theranda).
Ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake dhe Akademinë Ushtarake në Sarajevë dhe është titulluar oficer i këmbsorisë tankiste në vitin 1983. Kur filloi lufta mbrojtëse në Bosnjë-Hercegovinë kundër Ushtrinë Serbe, Bislim Zyrapi kishte gradën e togerit dhe u angazhua në këtë luftë me Ushtrinë Shtetërore Boshnjake, dhe për merita komanduese dhe heroike luftarake u nderua nga Komandanti i Përgjithshëm i Bosnjë-Hercegovinës me detyra komanduese të të gjithë niveleve, deri edhe Komandant Divizioni Këmbsorie, duke i dhënë edhe gradën Kolonel.
Ishte Divizioni i komanduar prej kolonel Bislim Zyrapi që e nxorri Presidentin e Bosnjës, Izetbegoviçin, nga rrethimi që i bëri Ushtria Serbe në aeroportin e Sarajevës.
Pas shpërthimit të luftës në mënyrë masive në Kosovë, z.Bislim Zyrapi la familjen në Sarajevë dhe prej muajit Maj 1998 angazhohet në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku i besohet detyra e Shefit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të saj, (deri në Nëntor 1998), duke kryer de fakto edhe detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, pavarësishtë se në këtë detyrë de juro njihej Sokol Bashota ).
z.Bislim Zyrapi e ringriti nga e para Ushtrinë Çlirimtre të Kosovës pas goditjes së rëndë shpartalluese që ajo pësoi prej ofensivës së Ushtrisë së Serbisë në ofensivën e saj të muajve korrik-gusht 1998, duke e bërë UÇK-në tepër aktive.
Nga nëntori i vitit 1998 deri në fund të prillit të vitit 1999, Bislim Zyrapi ka qenë de juro shef i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së.
Vepra më e madhe e Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, nën udhëheqjen e z.Bislim Zyrapi ëshë kalimi i UÇK-së nga strategjia mbrojtëse, në strategjinë e luftës guerile, (me përjashtim të Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”), më 20 Marsin e vitit 1999, ditën kur Forcat e Armatosura të Serbisë kaluan në Mësymje të Përgjithshme për asgjësimin e UÇK-së dhe shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët, duke angazhuar 148 mijë forca, duke pasur në armait 626 tanke, vendim i cili e shpëtoi UÇK-në nga asgjësimi.
Është po ky oficer karjere, z.Bislim Zyrapi, ideatori dhe drejtuesi i Betejës për Mbrojtjen e Kosovës Qëndrore, e cila është “kështjella” natyrore më strategjike e Kosovës, beteja që e shpëtoi UÇK-në dhe Kosovën; por, pse atë Betejë Mbrojtëse e ka drejtuar personalisht oficeri modest Bislim Zyrapi, udhëheqësi kryesor i kësaj Beteje Mbrojtëse, (njëkohësishtë edhe i gjithë UÇK-së), por ngaqë është edhe figurë komanduese shumë e pastër e piramidës komanduese e UÇK-së dhe e Luftës në Kosovë, prandaj dhe nuk është folur, për të cilin unë, autori i këtij propozimi, kam në dorë gati për botim librin për përshkrimin e hollësishëm të asaj Beteje Mbrojtëse, i cili do të jetë libri i 8-të në rradhë që kam botuar për Luftën Clirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë e saj, UÇK-në, i titulluar “Beteja për Mbrojtjen e Kosovës Qëndrore”.
Në këtë libër merret mirë në shqyrtim ajo mori pengesash që u shfaqën përpara, dhe që u kapërcyen të gjithha prej atij burri që e ka emrin Bislim Zyrapi, e cila është shfaqja më e bukur që solli Lufta Çlirimtare e Kosovës.
Në 28 Prill 1999 z.Bislim Zyrapi lirohet nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke u zevendësuar nga koloneli Agim Çeku, dhe i ngarkohet detyra e komandantit të Operacionit “Shigjeta” të UÇK-së. Për këtë qëllim niset në Shqipëri, për përgatitjen e atij operacioni me forcat vullnetare të grumbulluara në Tiranë e Kukës, 8.000 forca, vullnetarë të ardhur prej emigracionit shqiptar.
Përgatitjen e tyre Bislimi e organizoi në tre kampe stërvitore: në Malin me Gropa, që komandohej nga pedagogët e Akademisë Ushtarake “Skëndërbej”; në Burrel, me komandant Ruzhdi Sarama; dhe në Has të Kukësit, me Komandant kolonel Maliq Doçi.
Ky operacion filloi në 26 Maj 1999, për shkak të përgatitjes së domosdoshme të vullnetarëve të grumbulluar në Shqipëri me njohuritë më të nevojshme fillestare për të luftuar. Ky operacion përfundoi ditën që Serbia pranoi kapitullimin.
Me bindjen se ky PROPOZIM do të merret parasysh nga institucionet përkatëse shtetërore dhe politike në Kosovë.
Me respekt!
Dilaver R. Goxhaj
(Shpëtim Golemi)
Tiranë, më27 Shkurt 2026